Flash

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet, 48-vjeçari në Lezhë

Lapsi.al 11 May 2021
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet, 48-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar Gjovalin Ndoj. Ky i fundit është rezulton të jetë i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale ” trafikim i narkotikëve nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

"Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 48-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Gjovalin Ndoj, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale ” Trafikim i narkotikëve.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Vijon paraditja në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare në shtrirjen perëndimore, por vranësira më t...

07:19

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43