Flash

Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia zbardh krimin, shpallet në kërkim autori dhe 5 të tjerë

Lapsi.al 11 May 2021
Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Policia zbardh krimin, shpallet

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe shpllur në kërkim autorin, Marius Dema, 28 vjeç.  Gjithashtu në kërkim janë shpallur, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mehmet Qema 27 vjeç u qëllua me pistoletë dje afër mesnatës në rrugën “5 Maji” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve. Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktima rezultonte pa precedent penal.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Vijon paraditja në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare në shtrirjen perëndimore, por vranësira më t...

07:19

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI