Flash

Parashikimi i motit për ditën e martë

Lapsi.al 11 May 2021
Parashikimi i motit për ditën e martë

Vijon paraditja në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare në shtrirjen perëndimore, por vranësira më të zhvilluara në lindje të territorit ku qarqet Kukës, Elbasan dhe Korçë do të kenë momente të shkurtra me shira të dobët gjate intervalit kohor 14:00 deri 17:00. Mbrëmja sërish kthjellon motin në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë, ndërsa dy vlerat ditore në rang vendi luhaten nga 9 në 30 apo 31 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të ruajnë drejtimin jugor të erës, por pritet një forcim i lehtë i erës në tokë, më i ndjeshëm forcimi në brigjet detare jugore ku dallgëzimi ngjitet në 3 ballë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI