Flash

Durrës/ Vdekja e familjes nga Gjilani, procedohen penalisht dy mjekët

Lapsi.al 9 May 2021
Durrës/ Vdekja e familjes nga Gjilani, procedohen penalisht dy mjekët

Dy mjekë të qendrës shëndetësore të Manzës në Durrës janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e tre personave nga Gjilani, anëtar të së njëjtës familje.

Ndërruan jetë shtetasit Elfete Haliti, Afrim Haliti, Ferdinaze Haliti.

Policia sqaron se ata dyshohet se kanë konsumuar kërpudha pasi i kanë mbledhur vetë ato.

E para qe ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Ata kishin blerë një banesë në zonën e Gjirit të Lalzit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI