Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58 vjecarin Koço Buzo i cili dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit. Kërkesa e saj për t'i dhënë fund martesës ka përfunduar në tragjedi për Liljanën, nënën e 3 fëmijëve pasi bashkëshorti e qëlloi me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.
Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta gjykoi duke vlerësuar ngjarjen e rëndë që ta linte në burg.