Flash

“Blerje votash, kërcënim votuesish dhe mbledhje e kartave të identitetit”/ PD: Zbardhet skema nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi te Njësia 8 në Tiranë

Lapsi.al 8 May 2021
“Blerje votash, kërcënim votuesish dhe mbledhje e kartave

Partia Demokratike ka publikuar sot kallëzimin në SPAK për atë që e cilëson skemë kriminale të blerjes së votës nga aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi tek Njësia 8 në Tiranë. Deputeti Belind Këlliçi deklaroi se në këtë njësi u blenë vota me para cash, u kërcënuan votuesit dhe u mblodhën kartat e identitetit të personave që do të votonin PD. Këlliçi përmendi emrat e akuzuar, për të cilat thotë se kanë krijuar një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

PD thotë se kallëzimi në SPAK u bë por në tre javë nuk pati hetim, dhe u lejua deformimi i votës.

"Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit”. Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama- Doshi- Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.", thotë Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI