Flash

Raketa kineze në rënie të lirë, 10 rajone në Italinë qendrore në gatishmëri

Lapsi.al 8 May 2021
Raketa kineze në rënie të lirë, 10 rajone në

Mbetjet e raketës së madhe kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 04:56 të mëngjesit të ditës së dielë Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor. Objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë.

Edhe pse ekspertët kishin bërë një hartë paraprake të rënies së raketës, duket se zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës. Mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike është edhe Shqipëria.

Një nga vendet që mund të preken është edhe Italia. Kjo e fundit ka marrë masa paraprake në 10 rajone të vendit. Në Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Bazilikata, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenja, qytetarëve u është këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për të shmangur çdo lëndim të mundshëm nëse ndodhe që pjesë të raketës të bien atje.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI