Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

OBSH: Prej nëntë javësh ka rritje të rasteve me COVID

Lapsi.al 7 May 2021
OBSH: Prej nëntë javësh ka rritje të rasteve me COVID

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se në të gjithë botën infeksionet me COVID-19 janë rritur për të nëntën javë me radhë, ndërsa numri i vdekjeve prej gjashtë javësh. “Në dy javët e fundit janë raportuar globalisht më shumë raste me COVID-19 sesa gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë. Javët e fundit vendet në secilin rajon që mbulon OBSH kanë patur tregues të qëndrueshëm në rritje për sa u takon infeksioneve dhe numrit të vdekjeve. Nuk është koha të humbasim vigjilencën madje edhe ato vende që aktualisht kanë një rënie të rasteve me COVID”, tha ai.

Koronavirusi po vazhdon të shkatërrojë Indinë, duke e vendosur Kryeministrin Narendra Modi nën presion për të bllokuar vendin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Nevojitet një strategji e koordinuar në të gjithë vendin”, tha për agjencinë Associated Press Srinath Reddy, president i Fondacionit të Shëndetit Publik të Indisë. Ai shtoi se bllokimet që kanë vendosur disa shtete indiane nuk janë të mjaftueshme në betejën për të mposhtur COVID-in.

Në një letër drejtuar kryeministrit të premten udhëheqësi i opozitës Rahul Gandhi paralajmëroi për ato që i quajti “pasoja më tragjike tek popullata e vendit”.

Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi të premten statistika rekord duke iu referuar 24 orëve të kaluara me 414,188 raste të reja me COVID dhe 3,915 vdekje. Zyrtarët besojnë se shifrat janë edhe më të larta.

Australianët të cilët ndodhen në Indi dhe u ishte ndaluar hyrja në vendin e tyre, tashmë do të lejohen të kthehen, duke filluar nga 15 maj. Njoftimin e bëri të premten Kryeministri Australian Scott Morrison. Megjithatë ata australianë që rezultojnë pozitive me koronavirus nuk do të lejohen të nisen nga India.

Sipas universitetit Johns Hopkins pandemia u ka marrë jetën më shumë se 3.2 milionë njerëzve në të gjithë botën. SHBA mbetet në krye të listës si vendi më numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. /VOA.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI