Flash

COVID-19/ OKB: 155 milionë persona janë përballur me urinë vitin e kaluar

Lapsi.al 6 May 2021
COVID-19/ OKB: 155 milionë persona janë përballur me urinë

Nivele të thella të urisë kanë prekur të paktën 155 milionë persona vitin e kaluar si rezultat i konflikteve, dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe moti ekstrem, derisa situata këtë vit është e njëjtë ose edhe më e ashpër, është thënë në një raport të përpiluar nga 16 organizata.

Dy të tretat e njerëzve që janë përballur me këtë krizë janë nga 10 shtete – Afganistan, Jemen, Siri, Sudan, Kongo, Nigeri veriore, Etiopi, Sudan Jugor, Zimbabve dhe Haiti. Të 155 milionë personat përballen me “krizë”, “emergjencë” apo me nivele katastrofike të urisë, çka përbën rritje prej 20 për qind të numrit të personave që janë përballur me diçka të tillë, krahasuar me vitin 2019, ka thënë raporti. “Numri i personave që përballen me pasiguri të thellë në ushqim dhe kërkojnë urgjentisht ushqim dhe ndihmë për jetesë, është duke u rritur”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres teksa ka prezantuar Raportin Global për Krizë Ushqimore.

“Në shekullin 21, nuk ka vend për uri”, ka thënë Guterres. “Neve na duhet ta luftojmë urinë dhe konfliktin, për ta zgjidhur njërin apo tjetrin problem”. Raporti, që mbulon 55 shtete, po ashtu ka thënë se 133,000 njerëz në Burkina Faso, Sudanin Jugor dhe Jemenin, kanë nevojë urgjente për ushqim, për të parandaluar vdekjet nga uria. Ekonomisti kryesor në Programin Botëror të Ushqimit Arif Husain ka thënë në një konferencë për media në OKB, se konfliktet nxisin më së shumti krizën me ushqim.

Të këshilluara

9 mijë raste te reja me Covid në Itali

Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 315.506 tamponë, nga të cilët 9.116 kanë dalë pozitiv me Covid-19 bënë me dije ministria e Shëndetësisë. Një ditë më par...

20:01

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI