Është ndarë nga jeta në moshë të re shefi i komisariatit të Lushnjes Adrian Matani. Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e policisë se shtetit kanë postuar nëpër rrjetet sociale humbjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tyre.
Matani ishte vetëm 45 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.