Flash

Patriarku serb bën deklaratën e guximshme: Me shqiptarët mund të jemi fqinj të mirë

Lapsi.al 3 May 2021
Patriarku serb bën deklaratën e guximshme: Me shqiptarët mund

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe Patriarku Porfirije ka bërë disa deklarata të guximshme sa i përket realitetit të tanishëm në Serbi në lidhje me raportet e tyre me shqiptarët.

“Ne nuk kemi pse të presim të jetojmë si vëllezër, por mund të jemi fqinj të mirë me njeri-tjetrin”, tha ai sot për Radio Beogradin.

Ai shtoi po ashtu se Kosova është kthyer në një mit për serbët, ndërsa theksoi se në të ardhmen ekziston e hapur mundësia për një bashkëjetesë në paqe mes serbve dhe shqiptarëve në shtetin më të ri të Europës.

Porfirije theksoi se serbët dhe shqiptarët kanë jetuar bashkë prej shekujsh, gjë që tregon persepektivën se mund të vijojnë të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin.

Patriarku serb tha gjithashtu se ka më shumë të përbashkëta se sa ndasi mes shqiptarëve dhe serbve duke shënuar një qendrim krejt të kundërt nga paraardhësi i tij, i cili i mëshonte më tepër konfliktit se sa paqes.

Patriarku i vdekur tashmë, Anfilioje ishte një ndër nxitësit e konfliktit mes serbve dhe shqiptarëve përmes deklaratave të tij.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI