Flash

Himarë/ Godet kunatin dhe i dëmton mjetin, arrestohet 39-vjeçari

Lapsi.al 3 May 2021
Himarë/ Godet kunatin dhe i dëmton mjetin, arrestohet

Policia e Himarës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi pas një konflikti të çastit, ka goditur kunatin dhe më pas i ka dëmtuar mjetin.

Në pranga ka rënë shtetasi H. M., pasi ka goditur me sende të forta dhe grushte kunatin e tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike, por edhe materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI