Flash

U mor vendimi për karantinë pak ditë para zgjedhjeve/ Komiteti heq kufizimet për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 3 May 2021
U mor vendimi për karantinë pak ditë para zgjedhjeve/ Komiteti

Afro një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori vendimin për vendosjen e karantinës dy javore ndaj të gjithë emigrantëve që hynin në territorin e Shqipërisë nga shteti i Greqisë apo Maqedonisë së Veriut. Ky kufizim, i apeluar edhe në Gjykatën Administrative nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që nga mesnata e 3 majit do të hiqet. Kështu, të gjithë emigrantët e Greqisë dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qendrojnë pa pengesë në vendin tonë.

Në kohën e vendosjes së karantinës, Komiteti Teknik i Ekspertëve e arsyetoi kufizimin si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Megjithatë, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike. Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI