Flash

Shqipëri/ 51 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 3 viktima

Lapsi.al 4 May 2021
Shqipëri/ 51 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se nga 1995 testime kanë rezultuar 51 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç", njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore 51

Të shëruar në 24 orë 834

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1,995

Testime totale 643,963

Raste pozitive 131,327

Raste të shëruara 112,626

Raste Aktive 16,299

Humbje jete 2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13723

Fier 720

Shkodër 375

Durrës 250

Korçë 251

Gjirokastër 246

Vlorë 235

Elbasan 129

Dibër 100

Kukës 98

Berat 90

Lezhë 82

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI