Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Kosova pritet të marrë mbi 4 mijë vaksina Pfizer

Lapsi.al 4 May 2021
Kosova pritet të marrë mbi 4 mijë vaksina Pfizer

Kosova pritet të pranojë të martën 4,680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë zyrtarë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kjo është pjesë nga kontigjenca prej 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të ndihmës në vaksinim kundër COVID-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në prill, Bashkimi Evropian njoftoi se do të shpërndajë 651,000 doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga kjo sasi, Kosova do të përfitojë 95,000 doza, të cilat sipas Ministrisë së Shëndetësisë, do të vijnë “javë pas jave”. Me kontingjentin e vaksinave që arrin të martën në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë thotë se do vaksinohet personeli shëndetësor, që nuk është vaksinuar gjatë fazës së parë të fushatës së imunizimit, më pas personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 më 29 mars, me 24,000 dozat e vaksinës së AstraZenecas, që i mori falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga COVAX-i, Kosova në total, pritet të marrë 100,800 doza.

Qeveria e Kosovës, ka thënë se deri në fund të vitit, planifikohet që të vaksinohen deri në 70 për qind e popullatës. Plani shtetëror i imunizimit është i ndarë në tri faza.

Në fazën e parë janë përfshirë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç, banorët e shtëpive të kujdesit dhe ata me sëmundje kronike. Në fazën e dytë bëjnë pjesë personat 65-79 vjeç, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë. Ndërkaq, në fazën e tretë pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullatës./REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI