Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Basha për zgjedhjet e 25 prillit: Beteja do të vijojë në të gjitha frontet

Lapsi.al 4 May 2021
Basha për zgjedhjet e 25 prillit: Beteja do të vijojë në

Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasuar nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

Basha thotë se viktimat e ‘masakrës elektorale’ të 25 prillit nuk janë PD dhe kandidatët e saj, por qytetarët shqiptarë.

Saktësisht Basha akuzon Edi Ramë, Tom Doshin bashkë me 3 deputetët e PSD, Aqif Rakipin dhe djalin e dhëndrin e tij që dolën deputetë, Vangjush Dakon bashkë me 3 deputetët e Durrësit, Ilir Ndraxhin, Jurgiis Çyrbjen dhe Rrahman Rrajën, si dhe Aurora Marën.

Ai garanton se përfundimi i betejës që ka nisur PD tashmë do të jetë në të gjitha frontet për të sjellë në fund ‘rrëzimin e regjimit’.

"Së dyti, 25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin.

Detyrimi i parë është para shqiptarëve, jo vetëm para kandidatëve për deputetë, apo militantëve të PD që bënë betejë historike duke pasur përballë të gjithë.

Thënë kjo, një gjë është e sigurtë, ndërsa ne vijojmë mbeldhejn e faktimin e, gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve.

Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale.  Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrotjja e demokracisë.

Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit.”- tha Basha.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Paraditja sjell më shumë kthjellime e më pak vranësira. Pas mesditës dhe e gjithë pjesa e dytë e së martës fuqizon vranësirat në territor, por sërish nuk priten...

07:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI