Flash

SHBA dhe NATO nisin tërheqjen e trupave nga Afganistani

Lapsi.al 1 May 2021
SHBA dhe NATO nisin tërheqjen e trupave nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë nisur zyrtarisht tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani pas 20 vitesh. Rreth 10,000 ushtarë të NATO-s, përfshirë 2,500 ushtarë amerikanë dhe rreth 1,100 nga Gjermania do të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator.

Dita e 1 majit shënon nisjen zyrtare, por pajisjet ushtarake kanë nisur të largohen nga Afganistani disa javë më parë. Disa shtete të NATO-s kanë angazhuar forca shtesë në mënyrë që të garantojnë procesin e tërheqjes.

Ekzistojnë shqetësime se talibanët mund të sulmojnë forcat gjatë procesit të tërheqjes. Një zyrtar i NATO-s ka thënë se çdo sulm i mundshëm do të marrë një përgjigje të fortë. Gjeneralët amerikanë kanë shprehur së fundmi shqetësime se tërheqja mund të rezultojë me rrëzim të Qeverisë afgane apo me luftë të re civile.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI