Flash

Shqipëri/ 109 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 30 April 2021
Shqipëri/ 109 raste të reja me COVID-19 dhe 5 viktima në 24

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2808 testime kanë rezultuar 108 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë raportohet për 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç", njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (30 Prill 2021)

Raste të reja ditore 108

Të shëruar në 24 orë 732

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2808

 

 

Testime totale 635,709

Raste pozitive 131,085

Raste të shëruara 109,338

Raste Aktive 19,353

Humbje jete 2,394

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15696

Fier 1391

Durrës 304

Shkodër 512

Korçë 378

Gjirokastër 292

Vlorë 261

Elbasan 129

Kukës 115

Dibër 102

Berat 103

Lezhë 70

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI