Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Studimi i ri/ Shpjegimi për disa nga simptomat e Covidit të gjatë

Lapsi.al 30 April 2021
Studimi i ri/ Shpjegimi për disa nga simptomat e Covidit të gjatë

Ndërveprimi midis proteinave “spike” të koronavirusit SARS-CoV-2 dhe qelizave të rrugëve të frymëmarrjes njerëzore mund të shkaktojë ndryshime të qëndrueshme në shprehjen e gjeneve, që mund të shpjegojnë pse disa pacientë me Covid të gjatë vazhdojnë të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje edhe për muaj pas shërimit. Kjo është ajo që del nga disa studime të kryera mbi kulturat e qelizave njerëzore dhe të prezantuara gjatë takimit virtual Experimental Biology (EB) 2021.

Covid-19 është i mbuluar me gunga të vogla, të natyrës proteinike, në formë të thumbave që lidhen me një receptor të veçantë qelizor (ACE2) gjatë infeksionit dhe lejojnë që patogjeni të lëshojë materialin e tij gjenetik brenda qelizave. Ekipi i udhëhequr nga Nicholas J. Evans, nga Texas Tech University, përsosi një metodë të mëparshme të kulturës qelizore për të marrë, in vitro, një grup qelizash të frymëmarrjes njerëzore që ishte sa më afër, për sa i përket kushteve fiziologjike dhe përgjigjeve, ndaj atyre të mushkërive.

Kur këto qeliza u ekspozuan ndaj përqendrimeve pak a shumë masive të proteinave “spike” të pastruara (d.m.th pa virus), ato filluan të tregojnë ndryshime në shprehjen e gjeneve që mbetën të dukshme edhe pas përfundimit të këtij kontakti të padëshiruar. Në këtë rast, ndryshimet në shprehjen e gjeneve nga “spike” janë shfaqur në gjenet e përfshira në përgjigjen inflamatore.

Duke krahasuar rezultatet me të dhënat e dala nga studimet mbi pacientët me infeksion Covid-19, u pa ajo që në kulturat qelizore reflekton realitetin. Këto ndryshime në shprehjen e gjenit në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes mund të shpjegojnë pjesërisht disa simptoma të vazhdueshme të frymëmarrjes të raportuara nga pacientë me Covid të gjatë, si mungesa e frymëmarrjes dhe lodhja.

Duke përdorur këtë bazë kërkimore, e cila simulon efektet e kulmit gjatë infektimit, ne ndoshta mund të zgjidhim disa nga misteret për origjinën e Covid-it të gjatë, një pandemi e dytë me të cilën do të duhet të merremi për një kohë të gjatë.

Të këshilluara

Rusia dëbon 7 diplomatë evropianë

Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovarkia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas sup...

13:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI