Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Europa mbi 50 milionë të infektuar me Covid-19

Lapsi.al 29 April 2021
Europa mbi 50 milionë të infektuar me Covid-19

Europa shënoi mbi 50 milionë të infektuar nga Covid 19 që nga koha kur koronavirusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fundin e vitit 2019.

Ky bilanc bazohet në të dhënat e 52 vendeve dhe territoreve që shtrihen deri në Azerbajxhan e Rusi. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.382.000 raste të reja, çka e bën 197.400 mesataren ditore të rasteve të reja.

Shumë vende europiane kanë raportuar për një numër më të ulët të infektimeve në ditë me koronavirus gjatë dy javëve të fundit. Disa qeveri tashmë po heqin gradualisht masat e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Kështu, Britania e Madhe lejoi bizneset jo-thelbësore dhe kafenetë në natyrë që të rihapen, dhe tani raporton një mesatare prej 2.300 rastesh të reja në ditë. Lehtësimi i masave erdhi pas një bllokimi mbarëkombëtar dhe një fushate të gjerë vaksinimi. Italia vendosi t’i japë dritën jeshile një rihapjeje të pjesshme të bareve, restoranteve, kinemave dhe teatrove, ndërsa Franca, e cila ka numrin më të lartë të rasteve të deklaruara në Evropë, raporton një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shkruan top channel.

Që nga fillimi i pandemisë, në kontinentin e vjetër prej aj kanë humbur jetën më shumë se 1.060.900 persona.

Të këshilluara

Rusia dëbon 7 diplomatë evropianë

Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovarkia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas sup...

13:42

BE-ja padit AstraZeneca-n

Bashkimi Evropian tha të hënën se ka nisur veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca në lidhje me mungesat në dorëzimin e vaksinave kundër koron...

19:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI