Flash

Llogaritë e rezultatit/ Kujt i jep avantazh përqindja e lartë e votuesve

Lapsi.al 25 April 2021
Llogaritë e rezultatit/ Kujt i jep avantazh përqindja e lartë e

Komisioni shtetror i zgjedhjeve sapo njoftoi se deri në orën 16.00 kanë votuar  38.4 % e listes se votuesve. Duke ditur numrin e përgjithshëm i bie që vullnetin e tyre ta kenë shprehur rreth 1,3 miljonë votues. Në 2017- ën kanë votuar 1,6 milionë votues, ose vetem 243 mije me shume sesa shifra e tanishme.

Nëse vazhdohet me këtë rritëm deri në fund të votimin mund të ketë përreth 200 mijë votues më shumë sesa katër vite më parë. 

Por kush fiton prej tyre?

Nga njëra anë këto shifra duket sikur favorizojnë ndjeshëm opozitën e cila në një rastë të till hipotetik duket sikur ka ngjallur një valë për ndryshim ne vend. Dhe në fakt në zyrat e partive të opozitës janë tejet optimistë për këto shifra. Por ky trend mund të interpretohet edhe ndryshe. Frika më e madhe që kanë pasur socialistët është se si pasojë e qeverisjes copë copë shumë votues të tyre të zhgënjyer nuk do të paraqiteshin në zgjedhje. Nëse shifrat rriten, kjo mund të jetë një tregues që rilindja ka arritur ti mobilizojë të vetët. 

Gjithësesi nëse këtë 25 prill do dalin afro 1 milion e tetëqind mijë votues, për te fituar i vetëm shumicen do të  duhet te duheshin më shumë se 800 mije vota që ngjan një objektiv shumë i vështirë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI