Flash

Pjesëmarrja në votime, KQZ: Deri në 12:00 kanë votuar 27.18% e qytetarëve

Lapsi.al 25 April 2021
Pjesëmarrja në votime, KQZ: Deri në 12:00 kanë votuar 27.18%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar në lidhje me shifrat e pjesmarrësve të zgjedhësve orë pas ore në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një reagim për mesit thuhet se % e cila është publikuar deri më tani është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.

“Përqindja e pjesëmarrjes është ne raport me ato QV qe kane raportuar.

E theksoj, perqindja e pjesëmarrjes ështe per ato QV qe kane raportuar”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Ndërkohë sipas shifrave të bëra publike gjatë orës së fundit vihet re një ulje e numrit të pjesmarrësve. Ndërkohë në orën 12:00 sipas të dhënave nga KQZ mësohet se numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është 27.18 %.

Nga ora 11:00 deri në orën 12:00 vihet re se ka një ulje të raportimit të qendrave të votimit në lidhje me raportimet e të dhënave.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI