Kryeqytetasit kanë dalë masivisht në zgjedhjet e kësaj të diele për të vendosur mbi qeverinë e ardhshme të vendit. Sipas të dhënave nga KQZ, në rang qarku në Tiranë kanë marrë pjesë 42.37% të qytetarëve. Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 3 të pasdites nga 5199 qendra votimi kanë raportuar pjesëmarrjen 2129 qendra dhe numri i pjesëmarrësve është 38.32 %.
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.