Flash

Gjobitet kandidati i VV në Lezhë, akuzohet për organizim të tubimeve të paligjshme

Lapsi.al 20 April 2021
Gjobitet kandidati i VV në Lezhë, akuzohet për organizim të

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu është gjobitur nga komisariati i Policisë Lezhë me vlerën e 5 milionë lekëve të reja për organizime të tubimeve të paligjshme. Tubimi për të cilin Shehu ka marrë gjobën e majme ka ndodhur në datën 11 Prill.

Në tubim kanë marrë pjesë më shumë se 30 persona dhe kanë drejtuar ofendime drejt komisariatit të policisë Lezhë duke mos respektuar masat kufizuese anti-covid. Vendimi për të gjobitur kandidatin Iljaz Shehu është marrë më datë 13 Prill nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve Administrative. Shehu bëhet i dyti kandidat pas Elton Debreshit që gjobitet me të njëjtën sasi lekësh, me akuzën se kanë thyer rregullat anti-covid duke organizuar grumbullime qytetarësh.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI