Flash

BE do të sigurojë 651.000 doza të vaksinës për Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 20 April 2021
BE do të sigurojë 651.000 doza të vaksinës për

Bashkimi Evropian do të dërgojë 651.000 doza të vaksinës kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor. “651.000 doza të BioNTech/Pfizer të financuara nga Komisioni Evropian do të ndahen me lehtësimin e Austrisë. Dorëzimi i parë për të gjithë partnerët në rajon pritet në maj, për të vazhduar deri në gusht”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se dozat e vaksinës që do të dërgohen nga blloku do të ndihmojnë në vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personave tjerë në rajon.

“Bashkimi Evropian qëndron pranë partnerëve tanë në rajon, të cilët kanë kërkuar nga ne mbështetje. Dëshiroj të falënderoj Austrinë për lehtësimin e këtij transferimi, duke treguar angazhimin dhe solidaritetin e saj të vendosur me Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

Shqipëria do të marrë 145.000 doza vaksinash, 95.000 Kosova, 119.000 Maqedonia e Veriut, 36.000 Serbia, 42.000 Mali i Zi, ndërsa Bosnja e Hercegovina do të marrë 214.000 doza.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI