Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

“I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9-ën”, Basha: Brenda 2 viteve mbyllim përfundimisht procesin e legalizimit

Lapsi.al 15 April 2021
“I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9-ën”, Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në njësinë nr.11 në Tiranë, ndërsa ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe biznese të ndryshme. Basha ftoi qytetarët që të votojnë masivisht në 25 prill numrin 9. Basha premtoi se brenda 2 viteve sapo të vijë në pushtet qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve.

“Nëse unë nuk mbaj këto premtime, unë nuk vijë më pas 4 vitesh këtu që të kërkoj votën. Ne këto kemi në dorë, ne i kemi bërë detyrat. Ju keni detyrën që të votoni.”, tha Basha.

Basha ndalet nga një i ri që e pyet për legalizimin

Basha: Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të palegalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni.

Një e moshuar i afrohet Bashës: Po presim sikur do na bjerë diçka nga qielli

Basha: Asgjë nuk bie nga qielli. Duhet të zgjidhni ju. Votoni për ndryshimin.

E moshuara: I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI