Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përfundon takimi Erdogan-Dendias, prapaskenat pas lëvizjes surprizë

Lapsi.al 15 April 2021
Përfundon takimi Erdogan-Dendias, prapaskenat pas lëvizjes

Ka përfunduar takimi midis Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara.

Mësohet se ata kanë biseduar për rreth rreth një orë. Takimi, në të cilin ishte gjithashtu i pranishëm Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolglu, filloi pak pas orës 14:00 pasdite dhe përfundoi pak pas orës 15:00 pasdite.

Më pas, Nikos Dendias është planifikuar të takohet personalisht me homologun e tij turk, pasuar nga bisedime të zgjeruara midis dy delegacioneve. Vihet re se takimi do të zhvillohet në kompleksin e ndërtesave të Pallatit Presidencial.

Ftesa e paparashikueshme e presidentit turk për të biseduar me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias konsiderohet si një veprim tepër simbolik, duke pasur parasysh se Erdogan nuk është mësuar të pranojë politikanë që nuk janë në nivelin e kreut të shtetit ose qeverisë.

Takimi Erdogan-Dendias u kërkua nga pala turke. Kërkesa u bë përmes kanaleve diplomatike, nga ambasadori turk në Athinë, Burak Ozugergin, të mërkurën pasdite. Qeveria greke pranoi kërkesën e Erdogan, pasi Nikos Dendias diskutoi më parë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI