Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Rama në Lezhë, nuk jep llogari për dështimet, por merret sërish me opozitën: Basha si Rrapush Xhaferi

Lapsi.al 15 April 2021
Rama në Lezhë, nuk jep llogari për dështimet, por merret

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Lezhës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Si në çdo qytet tjetër ai nuk la pa ironizuar opozitën, por duke përmendur një epitet tjetër për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Rama e quan Rrapush Xhaferri të veshur si dhëndër që ka dalë për të kërkuar për nuse, ndërsa shkesët janë presidenti Ilir Meta e ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se Rrapush Xhaferri ishte themeluesi i firmës piramidale “Xhaferri”, në vitet 1995-1997, një nga periudhat më të këqija të vendit.

“Si mund ti besohet një lloj Rrapushi të ri i veshur e i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse ndërkohë që shkesët nuk duken, njëri duket e tjetri s’duket, Saliu e Iliri janë shkesët që duan me çdokush t’i tërheqin shqiptarët që u thotë shqiptarëve do t’u jap lekët. Një nëne me fëmijë e u thotë do t’u jap lek, një çifti të dashuruar do t’u jap unë vetëm martohuni. Lek lek lek, ndërkohë që nuk jemi në këtë garë për lek lek lek, por jemi për një zgjedhje shumë të qartë, ca duam ne për atdheun tonë”, ironizoi Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI