Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sonte pas 4 vitesh, përplasja e madhe në TV, Rama -Ylli Rakipi

Lapsi.al 15 April 2021
Sonte pas 4 vitesh, përplasja e madhe në TV, Rama -Ylli Rakipi

Pas përplasjes së madhe mes tyre Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar sonte në një intervistë përballë gazetarit Ylli Rakipi, në televizionin MCN në 20:45. Rama ka paditur në një konflikt gjyqësor për shpifje gazetarin që është një nga ata që e ka goditur më fort qeverisjen e rilindjes, përmes zbulimit të skandalit të tenderit me dokumenta fallco tek unaza e re.

Për një kohë të gjatë kryeministri kishte dhënë urdhër për bojkotimin e emisionit "Të Paekspozuarit" dhe u akuzua për mbylljen e tij nga pronarët e News 24. (Poshtë gjithçka për konfliktin Rama Rakipi).

https://lapsi.al/2018/11/23/perplasje-e-forte-mes-kryeministrit-edi-rama-dhe-gazetarit-ylli-rakipi/

Ndonëse kryeminisrti nuk shkelte që prej zgjedhjeve të 2017 tek "Të paekspozuarit", ai me sa duket ka ndryshuar mendje. Ai do t'i përgjigjet pyetjeve: Përse e kërkon Edi Rama, një mandat të tretë? Ç’ka bërë ai në tetë vite qeverisje? 25 prilli, fundi apo triumfi i Rilindjes?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI