Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bashkëqeverisje Rama – Basha pas zgjedhjeve/ Meta bën ironi

Lapsi.al 15 April 2021
Bashkëqeverisje Rama – Basha pas zgjedhjeve/ Meta bën ironi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve. Në intervistën në “Opinion”, Meta bëri ironi për Ramën se “ky pro-amerikan i jashtëzakonshëm, tani të ftojë për bashkëpunim këtë agjent të Rusisë”.

“Keni merakun që populli shqiptar është i shqetësuar që pushteti të mos jetë në një dorë dhe të ndahet në dy duar?! Populli shqiptar është i shqetësuar që ministrat të mos bëjnë veprime kriminale, korrupsion flagrant dhe njerëzit po vdesin në spitale. Në Vlorë e dorëzuan babain në spital dhe pas një muaji e gjysmë e kuptuan që kishte vdekur dhe gjendej në morg.

Merak partie dhe ish-qeverie nuk kam. Po ta kisha rrija te PS-ja. Për mua ka rëndësi që çdo votë të jetë e barabartë. Për mua ka rëndësi që qytetarët të mund të votojnë edhe për kandidatin dhe që këto zgjedhje të jenë të pranueshme dhe sa më afër të atyre të Kosovës.

Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërrua edhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe “agjentin rus”. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo “agjent i Rusisë” - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI