Flash

"Nëse doni ndryshim, votoni ndryshimin"/ Basha flet për mesazhin e ambasadores Yuri Kim

Lapsi.al 15 April 2021
"Nëse doni ndryshim, votoni ndryshimin"/ Basha flet për

Pak ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim u bëri thirrje shqiptarëve, që nëse u ka ardhur në majë të hundës korrupsioni, të votojnë për ndryshimin.

Shumë nënkuptuan se kjo ishte një thirrje për të votuar koalicionin opozitar, por diplomatja sqaroi disa herë më pas se SHBA nuk mban asnjë anë politike. Po Lulzim Basha si e ka lexuar këtë mesazh të ambasadores, a ka marrë krah Yuri Kim?

“SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë. Interesi i tyre për një demokraci të konsoliduar në Shqipëri, demokracinë dhe lirinë në Shqipëri nuk është diçka e re dhe në këtë kuptim nuk mendoj se ka ndërhyrë në fushatën elektorale, përkundrazi ka thënë atë që duhet të thotë cdo politikan me integritet dhe cdo qytetar me integritet; jo korrupsionit, dilni dhe votoni dhe merrni përgjegjësi me votën tuaj” - tha ai.

Por a shikon Basha ndërhyrje nga Turqia në favor të Edi Ramës?

“Turqia është një aleat dhe partner në NATO me të cilën Shqipëria ka dhe duhet të zhvillojë marrëdhënie bilaterale. Një gjë është e qartë si drita e diellit, pavarësisht nga përpjekja për personalizim të marrëdhënieve, kryeministri në ikje ka dështuar dhe në politikën e jashtme si në cdo fushë për të prodhuar të mira për qytetarët, ka prodhuar negativitet dhe komplikime edhe aty ku politika shqiptare zakonisht ka qenë e bashkuar, si në rastin e Kosovës dhe politikës rajonale”.

Po a është normale që Albin Kurti të bëjë fushatë në Shqipëri për kandidatët e Vetëvendosjes?

“Unë nuk e shoh Albin Kurtin të bëjë fushatë në Shqipëri por një përpjekje të Edi Ramës për t’u imponuar si lider global dhe ndërkohë kjo e ka çuar drejt dështimit me cdo angazhim të politikës shqiptare. Sa vende ka ndihmuar Shqipëria që Kosova të njihet, në cilat institucione ka ndihmuar të anëtarësohet?” - tha ai.

Lulzim Basha shpalosi edhe prioritetin absolut të politikës së jashtme.

“Do të jetë mbështetja e Kosovës në njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur, njohjen në institucionet ndërkombëtare dhe shkrirjen në një të ekonomive tona” - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI