Flash

VIDEO/ Kur Vangjush Dako pranonte në 2019-ën se Astrit Avdyli ishte “patronazhist”

Lapsi.al 15 April 2021
VIDEO/ Kur Vangjush Dako pranonte në 2019-ën se Astrit Avdyli ishte

Ndonëse nuk ekziston zyrtarisht në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala “patronazhist” është bërë tashmë pjesë e bisedave të përditshme në këto ditë të fundit të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Shkak u bë botimi i lapsi.al i databazës që përdor Partia Socialiste me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës. Por fjalën “patronazhist” e ka përmendur Vangjush Dako që në vitin 2019 duke treguar madje edhe detyrën që ka pasur në zgjedhje Astrit Avdyli, një nga personat e arrestuar si pjesë e “Dosjes 339”.

Në një intervistë në 7 qershor të vitit 2019, kur doli në përgjime me Avdylin për blerje votash, Dako thoshte se pikërisht ky person punonte për selinë rozë edhe më shumë se një militant partie.

“Patronazhimi apo censusi që i themi ne është detyrë e Partisë Socialiste dhe çdo organizatë e saj. Merr listën dhe i çmonton, ky është refugjat, ky me pikëpyetje, ky voton për këtë e për atë.

Ai është vetëfutur dhe po punon për fushatën e Partisë Socialiste, po punon si një militant i thjeshtë, në Shijak dhe në shumë qytete të vogla, kjo është forma. Njerëz që ty nuk ta merr mendja, marrin taksinë, makinën, hipin qytetarët dhe i sjellin tek qendrat e votimit. Punojnë më shumë se një militant i Partisë” – deklaronte Dako në atë kohë.

Astrit Avdyli konsiderohej si një nga “kokat” e grupit të Shijakut i cili u arrestua në 21 tetor 2018. Në përgjimet e publikuara nga Bild ai dëgjohet që bën pazare dhe presione për votat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI