Flash

Ngjarja në Kurbin/ SHÇBA: Vëllezërit Fufi i bënë pritë policit, efektivi bëri qitje të pakontrolluar për vetëmbrojtje

Lapsi.al 14 April 2021
Ngjarja në Kurbin/ SHÇBA: Vëllezërit Fufi i bënë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për ngjarjen e  ndodhur një ditë më parë në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej të cilëve efektiv të policisë. Pas ngjarjes në pranga janë vënë katër persona si të përfshirë. I arrestuar është edhe polici i patrullës në Mamurras David Madani , i cili qëlloi me armë duke lënë të plagosur dy kolegët e tij dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt.

SHÇBA shpjegon se ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. , i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Më pas, rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta.  Sipas SHÇBA tre personat goditën me sende të forta,  punonjësin e policisë David Madani, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë Ilir Zekaj  dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas Meteoalb: Moti mbetet i paqëndrueshëm me reshje shiu kryesisht të dobëta, ndërsa dëbora kufizohet në terrenet malore mbi 1000 m lartësi, pasditja dhe mbrë...

07:35

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI