Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Basha i përgjigjet diversionit të Ramës: Jo në një qeveri të përbashkët

Lapsi.al 14 April 2021
Basha i përgjigjet diversionit të Ramës: Jo në një

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama që la të hapur derën e bashkëpunimit me kreun e opozitës pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas Bashës kjo nuk ka mundësi të ndodhë.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë” – shkroi Basha në Twitter.

Më herët Rama u është shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë pas 25 prillit me Lulzim Bashën, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jete politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët.

Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me armë një polic në Berat

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Berat. Raportohet se është lënduar një efektiv policie, por nuk dihet identiteti i tij. Mësohet s...

21:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI