Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Arrestohet në Itali “Ramboja i hajdutëve”/ Shqiptari që grabiti mbi 27 shtëpi

Lapsi.al 14 April 2021
Arrestohet në Itali “Ramboja i hajdutëve”/ Shqiptari

Karabinierët e Genoa në Itali njoftuan arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar të akuzuar për një sërë vjedhjesh në këtë zonë. Ai është identifikuar si Zef Tirtja që mediat vendase e kanë identifikuar me nofkën “Ramboja i hajdutëve”.

Kjo vjen jo vetëm për shkak numrit të madh të vjedhjeve që mbajnë firmën e tij, por edhe për mënyrën si ai kacavirrej natën nëpër banesa duke hapur dritaret dhe më pas zhdukej pa lënë asnjë gjurmë duke jetuar në një çadër kampingu në një pyll.

Pikërisht këtu arritën ta gjenin edhe karabinierët pas një pune të gjatë të mbikëqyrjes së kamerave të sigurisë së zonës ku ishin raportuar vjedhje. Vetëm në këtë zonë atij i adresohen 27 vjedhje, por pasi bënë krahasimin e shenjave të gishtave, Tirtja rezultonte të ishte dënuar në mungesë në vitin 2004 me 1 vit e 3 muaj burg për vjedhje në zonën e Cuneo.

Ai ishte shpallur sërish në kërkim në vitin 2015 pas raportimit të disa shtëpive në zonën e Friuli-Venezia Giulia, por nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij. Gjatë kontrollit në çadrën e tij u gjetën mjete të punës, rrobat që përdorje gjatë vjedhjeve dhe një shumë e madhe parash.

Mes përgjimeve policia ka publikuar edhe një telefonatë që ai bënte me të afërmit në Shqipëri ku mburrej për “punën” që bënte. "Në Itali nëse punon (nënkupto vjedh) mirë, bën shumë para. Unë duhet të bëj shumë që të kthehem për të jetuar në Shqipërinë time”, - thoshte në një nga telefonatat e përgjuara nga karabinierët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha në Kamëz: Me Ramën nuk ka ndryshim

Një pritje entuziaste i është rezervuar në Kamzë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qytetar...

19:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI