Flash

Tronditëse në Greqi, shqiptar tentoi të përdhunonte dhe më pas e dogji me naftë të miturën 12-vjeçare

Lapsi.al 14 April 2021
Tronditëse në Greqi, shqiptar tentoi të përdhunonte dhe

Arrestimi i një 59-vjeçari shqiptar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në Greqi, ka rikthyer vëmendjen e autoriteteve fqinje në një ngjarje të rëndë ndodhur rreth një dekadë më parë. Bëhet fjalë për tentativën e përdhunimit dhe më pas vrasjen e një vajze shqiptare, asokohe 12 vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se arrestimi i 59-vjeçarit, Adrian Zeko ka zgjuar ankthin tek familja e viktimës, Zeneida Selimai. Raportohet se Zeko jetonte në apartamentin ngjitur me familjen tjetër shqiptare dhe menjëherë pas vdekjes së të miturës u zhduk pa lënë gjurmë.

Por pas arrestimit dhe publikimit të të dhënave të tij nga policia greke, prindërit vendosën të fillonin procedurat për rihapjen e dosjes së vrasjes së vajzës së tyre.

Kështu në ditët në vijim, 59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 12 vjeçarja, pasi policia ka vërtetuar se ishte ai që e pa vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës.

Kriminologia, Gianna Panagopoulou tha se familja e 12-vjeçares ka bërë një luftë të madhe për të zbardhur vrasjen e vajzës së tyre.

“Ne po luftojmë fort për të sjellë prova para drejtësisë për të hedhur dritë në çështjen e vajzës së re të Zeneida. Ne po e marrim të arrestuarin në pyetje. E mbështesim akuzën e vrasjes me dashje në një gjendje të qetë mendore”, u shpreh ajo.

Ngjarja

Ishte e premte, 23 shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimai nga Shqipëria u larguan nga banesa e tyre për të shkuar në punë. Nga ana tjetër gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes në shkollë dhe 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori i krimit dyshohet se u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte të miturën. Por 12-vjeçarja arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë dhe të kërkuar ndihmë.

Në këtë moment autori e leu me naftë dhe i vuri flakën. Si pasojë e flakëve e mitura pësoi djegie të shkallës së rëndë që i morën edhe jetën.

Në ditët e para të ngjarjes, autoritetet folën për vetëvrasje. Por më pas duke parë dinamikën e ngjarjes autoritetet fajësuan gjyshin e saj dhe procesi i hetimit nuk u mbyll kurrë, për aq kohë sa nuk u gjet fajtori.

Por pas ekspertizës së bërë trupit të të miturës 10 vite më parë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Ekzaminuesit mjekësorë dolën në përfundimin se ishte autori i krimit ai që i ka vënë flakën vajzës për të fshehur provat që do të tradhtonin krimin e tij seksual.

Të këshilluara

Basha në Kamëz: Me Ramën nuk ka ndryshim

Një pritje entuziaste i është rezervuar në Kamzë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qytetar...

19:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI