Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Bushati 'thumbon' Ramën: Debati për taksimin është fals, kemi nevojë për të mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish

Lapsi.al 14 April 2021
Bushati 'thumbon' Ramën: Debati për taksimin është

Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë të kësaj force politike, është shprehur se debati në lidhje me taksimin që bëhet nga palët politike është fals. Bushati deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ide të reja për ekonominë për të respektuar parimet kryesore të ekonomisë së tregut dhe mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish.

Bushati: Për fat të keq sot dëgjojmë një debat në lidhje taksimin, për mua është debat fals se kryesore janë themelet e shtëpisë sonë dhe më pas mund të mendojmë edhe për dritaren dhe çatinë.

Ne kemi nevojë për ide të reja për ekonominë për të respektuar parimet kryesore të ekonomisë së tregut dhe mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish, për të çliruar garën në ekonomi, për të çliruar garën në administratë publike.

Mendoj që një pjesëmarrje në zgjedhje të 25 prillit është një garanci për një qeverisje me demokratike pas 25 prillit. Partitë politike kanë në lista kandidatë me integritet dhe është e mundur për të bërë një zgjedhje dinjitoze, e nevojshme për të fuqizuar zërin qytetar që nuk mbaron në 25 prill.

Të këshilluara

Basha në Kamëz: Me Ramën nuk ka ndryshim

Një pritje entuziaste i është rezervuar në Kamzë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qytetar...

19:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI