Flash

Basha: Qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve! 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit dhe fitorja e shqiptarëve

Lapsi.al 13 April 2021
Basha: Qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve! 25

Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një takim në fshatin Vil Bashtovë, në Kavajë, tha se prioriteti i Partisë Demokratike është që të anëtarësoje Shqipërinë në BE, e u zotua, se negociatat do të hapen në 100 ditët e para të qeverisjes së tij. Basha theksoi se qeveria e re do të ketë fytyrën e të rinjve dhe më e rëndësishmja sipas tij, është se nuk do të ketë më ndasi politike.

“Kam disa dokumente që më qëndrojnë gjithmonë në tavolinë, një është Kushtetuta dhe një tjetër është një dokument ajo listë, e të rinjve dhe të rejave, që u shoqëruan, arrestuan, barbarizuan, sepse protestuan për liri, demokraci dhe zgjedhjeve të lira. U kam thënë që kur të vijë dita, për secilin prej tyre, me emër dhe mbiemër, sepse ju i dhatë Shqipërisë shpresë, me zërin tuaj, qëndresën tuaj. Nuk do të jetë larg, fshati i atij djali, që e detyruan të vriste veten se e kishin kapur me një cigare hashash.

Sa e sa familje janë shtyrë drejt mjerimit. Mos kujtoni se gëzimi, shpresa dhe optimzimi tek fitorja më bën të harroj vuajtjen tuaj, përkundrazi, sa më motivon ndryshimi që do të bëjmë më 25 prill, aq edhe hallet e problemet tuaja. Sot ka një mesazh, më 25 prill, duke votuar PD, ndryshimin, më jepni mundësinë mua dhe qeverisë të ardhshme për të vendosur drejtësinë për çdo qytetar e qytetare që i është mohuar këto 8 vite. BE dhe ekonomia janë prioritete absolute të programit tonë. Shtyllat e planit tonë, mbi të cilën kam shkruar dhe një libër, janë integrimi në BE, rritja e pagave, punësimi. Nuk integrohesh në BE me 200 euro rrogë dhe një person që ka të gjitha pushtetet. Të gjithë shqiptarët e dinë se e vetmja mënyrë për të arritur paga dhe arsimim është anëtarësimi në BE. Misioni im tjetër në politikën është t’i hap rrugën të rinjve, ata që sot nga ambiciet janë njësoj si rinia Evropiane. Nëse ka një rrugë që Shqipëria ka hyrë në Evropë është rinia shqiptare, ndaj misioni im është të hap rrugën rinisë të marrë fatet dhe drejtimin e vendit.

25 prilli do të jetë dita e ndryshimit dhe fitorja e shqiptarëve. Jam shumë krenar, që ekipi ynë përfaqësues do të japë përgjithësi, me mua në krye, kemi nëna, bashkëshorte, si Grida Duma, Anduena Qefalia, sepse të gjithë bashkë kemi një synim, që na bashkon përtej politikës. Kryeministrinë ikje ka kërkuar të përçajë shqiptarët, por s’ia ka dalë dot. Më shumë se kurrë më parë socialistët po i bashkohen radhëve që duan ndryshim,. Në të gjithë vendin socialistët po bashkohen me ne, sepse ne jemi ndryshimi. Qeveria e re, nuk do të ndajë në dysh shqiptarët, por do i bashkojë. Unë ju garantoj që brenda 100 ditëve të para do të hapim negociatat. Do i hapim dhe më vjen mirë që ju e prisni këtë me optimizëm dhe besim. Kur kemi qenë në Kavajë e kam thënë do të heqim vizat, nuk ka qenë ky reagim, ra heshtja, disa ulën kokat.

Ja ku jemi, për këtë merita është e çdo shqiptari, në veçanti të atyre që bëjnë realitet fjalët e dhëna. 150 kushte kishim dhe i plotësuam në kohë rekord sepse e dinim ça peshe e rëndë ishte. A ka nënë shqiptare që nuk i dhemb që nuk ka fëmijët pranë. A ka motra që nuk i dhemb mosprania e vëllezërve të tyre, kjo është një katastrofë që është thelluar në këto vite. Ne ia dolëm të hiqnim vizat. Tani kem synim tjetër, ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE dhe kjo do të garantojë një herë e përgjithmonë, që askush të mos marrë peng familjen tuaj”, u shpreh kryedemokrati.

Të këshilluara

Duke kërkuar patronazhistin

Sot per here te pare mesova jo vetem termin por edhe lidhur me konceptin e "patronazhistit". Nuk e di se si po trajtohet kjo vjedhje dhe shperndarje e te dhe...

13:21

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43