Flash

Rama merret sërish me mitingjet e opozitës: Nuk duam që për shkak të zgjedhjeve të humbasë jetën asnjë shqiptar

Lapsi.al 12 April 2021
Rama merret sërish me mitingjet e opozitës: Nuk duam që për

Kryeministri Edi Rama ka komentuar grumbullimet e PD në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se shëndeti i njerëzve është mbi partitë.

Rama duke folur nga Cërriku tha se grumbullimet e tyre janë gjoja spontane, por thekson se nuk duhet të humbasë jetën asnjë shqiptar për shkak të zgjedhjeve.

Rama: Ne jemi në këtë rrugëtim drejt 25 prillit për të respektuar detyrimin e madh karshi popullit për tu ballafaquar me popullin dhe për t’iu nënshtruar gjykimit të tij. Nga ana tjetër, mbi partitë, mbi interesin e çdonjërit prej nesh është shëndeti i njerëzve, i popullit, i çdokujt që kërcënohet nga armiku i padukshëm për shkak të moshës, për shkak të sëmundjeve kronike, për shkak të të ndodhurit në një mjedis ku mund të infektohesh. Ne e kemi të pamundur që ta harrojmë se shëndeti është mbi të gjitha dhe ta ndajmë luftën që kemi nisur prej më shumë se një viti me këtë armik të padukshëm nga detyrimi për ta vënë qëllimin e kësaj lufte mbi çdo qëllim.

Për këtë arsye i shohim me keqardhje e frikë ato grumbullime me bori, makina, flamuj, me dy gishta gjoja spontane se kemi parë çfarë ka ndodhur në vendet fqinje për shkak të fushatave. Ne nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve. Ne duam ta respektojmë deri në fund detyrimin për të shkuar deri në ditën e gjykimit të popullit me votë pasi i kemi thënë gjitha ç’kemi pasur, por nga ana tjetër duam të fitojmë betejën me armikun e padukshëm.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI