Flash

SHBA i kërkon Rusisë të shpjegojë “provokimet” në kufirin me Ukrainën

Lapsi.al 6 April 2021
SHBA i kërkon Rusisë të shpjegojë “provokimet”

SHBA, e bindur në vërtetësinë e njoftimeve se Rusia po lëviz trupa ushtarake në kufrin me Ukrainën, i kërkoi Moskës të shpjegojë “provokimet”; gjithashtu Uashingtoni është i gatshëm të angazhohet në lidhje me këtë situatë, tha të hënën Departamenti i Shtetit. Njoftimet për lëvizjen e trupave në kufi me Ukrainën lindore janë bërë një burim i ri tensionesh në marrëdhëniet e akullta SHBA-Rusi, më pak se tre muaj që ardhja në pushtet e administratës së re amerikane.

Zëdhënësi i Departamentit të Shetit, Ned Price tha në një konferencë për shtyp se SHBA do të shqetësohej nga çdo përpjekje e Moskës për të frikësuar Ukrainën, qoftë për masa që ndodhin në territor rus apo brenda kufirit ukrainas. Ai nuk pranoi të thoshte nëse SHBA beson se Rusia po përgatitet të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.

Zëdhënësi Price tha më pas për agjencinë e lajmeve Reuters se SHBA janë “të hapura për angazhim me Moskën” lidhur me këtë situatë, duke i cilësuar të besueshme njoftimet për lëvizje të trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe në Krime, gadishulli që u aneksua nga Rusia në 2014. Lëvizjes së trupave, tha zoti Price, i parapriu shkelja e armpushimit të 2020 me Ukrainën, që ka rezultuar në vdekjen e katër ushtarëve ukrainas dhe plagosjen e katër të tjerëve.

“I bëjmë thirrje Rusisë të tregohet e frenuar dhe të shmangë aktet acaruese,” tha zëdhënësi./Voa

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI