Flash

U akuzuan se kanë darkuar në restorante sekrete, autoritetet franceze nisin hetimin ndaj ministrave

Lapsi.al 5 April 2021
U akuzuan se kanë darkuar në restorante sekrete, autoritetet franceze

Autoritetet franceze janë duke hetuar akuzat se ministra qeveritarë dhe zyrtarë tjerë kanë darkuar nëpër restorante sekrete, në kundërshtim me kufizimet për luftim të koronavirusit.

Zyra e Prokurorit të Parisit ka thënë se hetimet kanë nisur të dielën për akuza të mundshme të rrezikimit dhe punës së padeklaruar, si dhe për identifikim të organizatorëve dhe pjesëmarrësve në organizimet e supozuara.

Në një dokumentar të transmetuar në rrjetin francez M6 në fundjavë, është përfshirë edhe një burrë i paidentifikuar duke thënë se ka ngrënë në dy apo tre restorante “me një numër të ministrave”.

Anëtarët qeveritarë kanë mohuar se janë të dijeni të këtyre organizimeve.

Ministri i Brendshëm në Francë Gerald Darmanin i ka kërkuar policisë që të hetojë pretendimet.

Zyra e Prokurorit ka thënë të hënë se hetimet janë duke vazhduar, pavarësisht raportimeve se burri që ka folur në dokumentar, ka tërhequr deklaratat e tij.

Restorantet franceze janë mbyllur në muajin tetor, me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit.

Franca së fundmi ka miratuar një masë për izolim të pjesshëm, pas rritjes së numrit të pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale.

Zëdhënësi qeveritar Gabriel Attal ka thënë të dielën për televizionin LCI se autoritetet janë duke hetuar raportimet për festa nëpër restorante dhe 200 persona të dyshuar që janë identifikuar përballen me “ndëshkime të ashpra”.

Ministrat qeveritarë “e kanë për detyrë që të jenë shembull”, ka thënë mes tjerash

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI