Flash

Papa Francesku mesazh për Pashkët: Mund t'ia nisni nga e para, mos e humbni shpresën

Lapsi.al 4 April 2021
Papa Francesku mesazh për Pashkët: Mund t'ia nisni nga e para,

Në mesazhin e tij për ringjalljen e Krishtit, Papa Francesku i bëri thirrje njerëzve që të mos e humbin shpresën gjatë këtyre muajve të errët të pandemisë.

Gjatë meshës së mbajtur në Basilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa nxiti njerëzit që të nisin gjithcka nga fillimi.

“Eshtë gjithmonë e mundur të fillohet nga e para, sepse ekziston një jetë e re që Zoti mund të zgjojë brenda nesh, pavarësisht nga të gjitha dështimet tona. Ne keto muaj te erreta te pandemise, le te degjojme Krishtin e ringjallur teksa na fton per te mos e humbur kurre shpresen”, tha Papa, duke shtuar se “Jezusi u solli mesazhin e tij ‘atyre që përpiqen të jetojnë nga dita në ditë’, njerëzit sot duhet të kujdesen për ata që kanë më shumë nevojë”.

Për shkak të distancës sociale, vetëm rreth 200 njerëz me masme u lejuan të merrnin pjesë në meshen, qe shënon periudhën midis kryqëzimit të Krishtit dhe ringjalljes së tij të Dielën e Pashkëve. Shërbesa filloi dy orë më herët se zakonisht në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të ktheheshin në shtëpi para orës 10:00, kur nisnin masat e izolimit në Romë.

Të këshilluara

Erdogan vaksinohet me vaksinën kineze Sinovac

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, 67 vjeç, ka qenë ndër të parët që ka marrë vaksinën kineze antiCovid-19, SinoVac, në një spital të Ankarasë, sipas Reuter...

09:31

Hollanda pezullon vaksinën AstraZeneca

Edhe Holanda merr vendim për të pezulluar vaksinimin me AstraZeneca. Sipas Reuters, vendimi u mor të premten për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës...

19:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI