Flash

Telefonata e Ramës me Gjiknurin: "Do e bësh tërmet Vlorën?" (Video)

Lapsi.al 5 April 2021
Telefonata e Ramës me Gjiknurin: "Do e bësh tërmet

Teksa është drejtuar në qytetin e Korçës, për të vijuar me takimet e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me deputetin Damian Gjiknuri.

Rama ka publikuar me anë të një videoje bisedën dhe pyet Gjiknurin për situatën në qytetin e Vlorës, diferencat mes PS dhe rivalëve të tjerë politikë, si edhe për presidentin Ilir Meta.

Biseda:

Edi Rama: Ca bëhet Damian?

Damian Gjiknuri: Ja mirë, fushatë, punë, lëvizje takime.

Edi Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Damian Gjiknuri: Kam qejf të bëhet fitorja dhe ta them edhe njëherë atë fjalën tërmet, aty e ka lezetin.

Edi Rama: Si shkon andej puna?

Damian Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë. Takime, intensitet, njerëzit kuptohet se kanë interes për fushatën, ka edhe problematika, e përgjithshmja mirë. E rëndësishme është që ka pasur fushatë të qetë. Nuk ka probleme, pretendime nga asnjë parti tjetër.

Edi Rama: Po ç’a pretendimesh?

Damian Gjiknuri: Jo, është një fushatë përgjithësisht e qetë.

Edi Rama: Leskua ç’bën Leskua?

Damian Gjiknuri: Po mirë, bën atë punën e tij, secili bën punën e tij, me elektoratin e tij.

Edi Rama: Po ky ka ardhur këndej këto ditë?

Damian Gjiknuri: Presidenti?

Edi Rama: E, presidenti i futbollit ka ardhur?

Damian Gjiknuri: Presidenti vjen se atë punë ka, vjen i maskuar ka atë mënyrën e tij. Në fushatë është, s’del në tribunë, por punon, prapa dyerve.

Edi Rama: Me OFL apo me KÇK, ku të dali?

Damian Gjinkuri: LSI këtu e ka humbur toruan, nuk shoh përfaqësi në Vlorë.

Edi Rama: Me komunitetin çam mirë?

Damian Gjiknuri: Po, po, e mbështesin që PS ka vendosur një kandidat në rrezen e fitores dhe do të përfaqësohen.

Edi Rama: Jo kandidaturë çame po goxha grua.

Damian Gjiknuri: Një mësuese, qytetare e mirë, familje e mirë.

Edi Rama: Fate Vela vijon fushatën edhe ai?

Damian Gjiknuri: Po mbështet PS në çdo takim, deputetët janë mbështetës për fushatën dhe s’kemi asnjë problem tek PS.

Edi Rama: Unë po iki në Korçë, nga Vlora s’më hiqet mendja më është futur edhe Durrësi fort në kokë, por Vlorën e kam të parën.

Damian Gjiknuri: Po Vlorën, nip skele thonë këta, ku do të iki Rama, këtu do e kemi.

Edi Rama: Forca ta bëjmë një tërmet atje.

Të këshilluara

Erdogan vaksinohet me vaksinën kineze Sinovac

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, 67 vjeç, ka qenë ndër të parët që ka marrë vaksinën kineze antiCovid-19, SinoVac, në një spital të Ankarasë, sipas Reuter...

09:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI