Flash

Escobars paralajmëron Noizyn, çfarë fsheh rreperi

Lapsi.al 6 April 2021
Escobars paralajmëron Noizyn, çfarë fsheh rreperi

Pas gjithë përplasjes virtuale me Escobars, Noizy vendosi të tërhiqej përfundimisht ditën e djeshme. Përmes një postimi në rrjete sociale ai bëri të ditur se nuk do të vazhdonte më tej me këtë gjë, për të mos i dhënë më tepër vëmendje ish-mikut të tij.

“S’do t’i jap më vëmendje. Herës tjetër mos shkruani gjëra koti për vëmendje.”- shkroi Noizy, duke e lënë këtu këtë histori.

Mirëpo Escobars duket se është i vendosur për ta vazhduar betejën. Ai ka publikuar sërish në Instagram pjesë nga freestyle në “Gjoni Black” dhe ka lajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re, teksa ka hedhur thumba për Noizy-n.

“Morali i historisë, njerëz kujdes kë ndihmoni gjatë rrugës saj… jo çdokush që ndihmoni e meriton ndihmën tuaj. Mbaje mend që të gjithë sillen mirë me ty kur kanë nevojë për diçka, nuk do të thotë se kanë qëllime të mira. Ata thjesht sillen mirë, sepse kanë nevojë për ty dhe sepse ti je një person i fuqishëm. Ky djalë as nuk mund të më afrohet mua. Kam pasur shumë miq fallco, që tashmë janë kthyer në k***a dhe urrejtës dinak, teksa unë kam qenë duke rrezikuar gjithçka për ta, madje edhe lirinë time. Do ja lëmë thashethemet e internetit këtyre k***ve dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë miliona. Një këngë e re është rrugës, për momentin shijoni këtë fresstyle”, ka shkruar Escobars.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar Noizy-n se do të nxjerrë disa fotografi si fakte për të shkuarën e tij. Fansat e Noizy-t kanë raportuar çdo postim që Escobars ka bërë në Instagram dhe rrjeti social ja ka fshirë.

“Dëgjo, nëse përpiqesh t’i fshish postimet e mia në Instagram do postoj fotografitë dhe do të shkatërroj një herë e mirë dhe po të paralajmëroj. Kështu që thuaju fansave të tu që të ndalin ose do publikoj vogëlsirat. Nuk po bëj shaka, thjesht po i bën gjërat më keq për veten tënde”, ka shkruar Escobars.

Të këshilluara

Një tjetër sulm virtual për Noizy-n

Noizy dhe Escobars po vazhdojnë prej disa ditësh luftën e tyre të ashpër në rrjete sociale. Dy shokët e vjetër, tashmë “armiq”, kanë nisur të hedhin akuza të r...

18:31

Lista e plotë e fituesve në SAG Awards 2021

SAG Awards u mbajtën virtualisht këtë vit, megjithatë, ashtu si gjithmonë emrat më të mëdhenj në film dhe TV u bashkuan për të nderuar punën e madhe të njëri-tj...

17:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI