Flash

Arrestohen modelet për shthurje publike pasi dolën nudo në ballkon

Lapsi.al 5 April 2021
Arrestohen modelet për shthurje publike pasi dolën nudo në

Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, çoi në arrestimin e një grupi njerëzish nga policia e Dubait, nën akuzën e shthurjes publike. Në video shfaqeshin disa modele të zhveshura, të rreshtuara në një ballkon ndërsa po filmoheshin në lagjen Marina të Dubait.

Kjo ishte një tronditje e madhe për vendin arab, ku edhe puthja në publik apo pirja e alkoolit pa licencë, mund të dënohen me burg.

Shkeljet e ligjit për mirësjelljen publike në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë lakuriqësinë dhe sjellje të tjera "të turpshme", sjellin dënime deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 1900 dollarësh. Ndarja e materialit pornografik është gjithashtu e dënueshme me burg dhe gjoba të majme sipas ligjeve të vendit.

Gazeta e lidhur me shtetin, The National, raportoi se kjo dukej të ishte një "marifet publiciteti", pa dhënë hollësi. Policia e Dubait tha se të arrestuarit për videon "e pahijshme" ishin referuar në prokurorinë publike.

"Sjellje të tilla të papranueshme nuk pasqyrojnë vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”, -thuhej në deklaratën e policisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithëse liberale në shumë aspekte krahasuar me fqinjët në Lindjen e Mesme, kanë ligje të rrepta sa i përket sjelljes. Ka pasur raste ku njerëzit janë burgosur për komentet dhe videot e tyre në internet.

Të këshilluara

Drake habit fansat me look-un e ri (FOTO)

Reperi Drake së fundmi ka befasuar fansat me ndryshimin në look. Drake u fotografua para pak ditësh nga paparacët teksa shëtiste në Beverly Hills. Ajo që tërho...

11:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI