Flash

Gianni Morandi rrëfen se si përfundoi në mes të flakëve

Lapsi.al 5 April 2021
Gianni Morandi rrëfen se si përfundoi në mes të flakëve

Këngëtari i famshëm italian Gianni Morandi pësoi një aksident rreth 3 javë më parë dhe si pasojë ka djegur 15% të trupit, duar, këmbë, madje edhe një vesh.

“Dhimbja është e madhe dhe kur më ndryshojnë fashat më vendosin në gjumë", -është shprehur Morandi.

Ai ndodhet në një spital të specializuar për djegie, pasi mori plagë të mëdha ndërsa po digjte dru të thatë në oborrin e shtëpisë, duke rrëshqitur mbi flakë.

“Ndërsa ditët kalojnë, unë trembem gjithnjë e më shumë, sepse e kuptoj rrezikun që pata dhe sa me fat isha”, -shton ai. "Para së gjithash, unë shpëtova jetën time. Sepse kur bie në një vrimë si ajo, ndërsa shtyn brenda një trungu që mendon se reziston dhe e gjen veten në mes të prushit, me flakët përreth, është një gjë e tmerrshme. Unë u kapa me duart e mia pas një dege që digjej për të dalë. Gjëja e dytë e rëndësishme është që shpëtova fytyrën. Unë mendoj se është dikush që më ka parë nga qielli, jam i bindur.”

Morandi ka djegur pjesë të mëdha të trupit, por shprehet pozitiv. Ai gjithashtu nuk ndalet së postuari në rrjetet sociale, ku duket se gjen mbështetjen e fansave në këtë kohë kur ka më shumë se kurrë nevojë.

Të këshilluara

Drake habit fansat me look-un e ri (FOTO)

Reperi Drake së fundmi ka befasuar fansat me ndryshimin në look. Drake u fotografua para pak ditësh nga paparacët teksa shëtiste në Beverly Hills. Ajo që tërho...

11:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI