Flash

Mblidhet Kolegji Zgjedhor/ Pritet vendimi përfundimtar për fletën e votimit të 25 prillit

Lapsi.al 4 April 2021
Mblidhet Kolegji Zgjedhor/ Pritet vendimi përfundimtar për fletën

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për fatin e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit pas padise se PD. 

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso tha se padia e tyre ka të bëjë, e para me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit dhe jo me numra. Ndërsa e dyta lidhet me logon, që sipas tij Bindja Demokratike duhet ta ndryshojë, pasi është e ngjashme me atë të PD dhe krijon konfuzion tek votuesit.

“Ka qenë vetë KQZ që ka nxjerrë në faqen zyrtare modele të fletëve të votimit dhe ishte një fletë që kishte marrë më shumë vota nga një sondazh i bërë. Është një sondazh që ishte bërë për disa vite dhe kishin marrë të dhjetëra vota, i cili ishte ajo portret, i propozuar edhe nga ne. Në çdo manual të drejte, për sa kohë që flitet për shtetas, njerëz, kërkohet identifikimi i tyre me emër dhe jo me numra.

Arsyeja e dytë ka të bëjë që përkrahë Bindjes Demokratike gjendet një logo që ishte bërë e ditur më datë 31 mars 2021. Ky akt që na njohu me një logo të Bindjes Demokratike që është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike.

Duke e njohur këtë shqetësim, po atë ditë, kemi depozituar një kërkesë me shkrim për Komisionerin Shtetëror të Shtetit, ku i kemi sjellë në vëmendje një akt, që parashikon se ne dy koalicione kanë emër ose logo të emër të njëjtë ose të ngjashme, KQZ vendos se cila nga të dyja duhet të përdorë emrin dhe logon, kjo bëhet edhe me themelimin e partisë.

Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm. Ne si parti nuk kërkojmë që Bindja Demokratike të ndryshojë logon për aktivitetet e tyre, por kërkesa jonë është ka të bëjë vetëm me fletën e votimit”, - tha Kaso.

Kujtojmë që PD ankimoi vendimin e Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë votimi me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI