Flash

Gjyqi Becchetti/ Makinat e Tiranës mbushen me gjoba 'milionëshe' (FOTO)

Lapsi.al 4 April 2021
Gjyqi Becchetti/ Makinat e Tiranës mbushen me gjoba

Qindra makina në Tiranë sot janë mbushur "fletë-gjoba". Në këto fletë që kanë logon e kryeministrisë shkruhet se nuk duhet të harrojmë të kursejmë këtë muaj për të paguar biznesmentin italian Francesco Becchetti 110 milionë euro. Në fund duket firma e Edi Ramës.

Opozita nuk kishte si ta humbiste rastin për të goditur Edi Ramën për gjobën 110 milionë euroshe që mori Shqipëria për mbylljen arbitrare të televizionit italian, Agon Channel 6 vite më parë.

Këtij rasti skandaloz të shpërdorimit të parave të shqiptarëve si pasojë e një veprimi, në rastin më të mirë, të pamatur të kryeministrit, opozita po i bën jehonë në të gjitha format, përfshi dhe këtë të sotmen me fletushka nëpër makina.

ICSID, gjykata e arbitrazhit e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Shteti shqiptar u ankua ndaj këtij vendimi por sot më në fund, Zëri i Amerikës ka publikuar lajmin se ky pretendim ishte i padrejtë dhe Shqipëria duhet të paguajë shumën me të cilën është dënuar. “Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh” thuhej aty. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI