Flash

Vrasja e "të fortit" në Shkodër, arrestohet autori

Lapsi.al 4 April 2021
Vrasja e "të fortit" në Shkodër, arrestohet autori

34-vjeçari Hydajet Mehmedaj përfundoi sot në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së ndodhur në 28 nëntor në Darragjat, ku u ekzekutua shtetasi Ridvan Hyseni.

Arrestimi i Hydajet Mehmedajt u bë pas informacioneve të marra nga policia, që e lokalizoi teksa po qëndronte në një bar-kafe në fshatin Mushan.

Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, një nga “Të fortët” e Shkodrës, u ekzekutua me mbi 15 plumba në një atentat, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi më 28 nëntor të vitit të shkuar në fshatin Mushan të Njësisë Dajç.

Dyshohet se Hydajet Mehmedaj ka bashkëpunuar në krim me Duel Mehmedaj (i shpallur në kërkim), si dhe me 25-vjeçarin Milkjor Gjoka që u arrestua ditën e ngjarjes.

Krimi ndodhi në afërsi të një pike karburanti, ku 46-vjeçari Ridvan Hyseni po lëvizte me automjetin e tij tip “BMW X5”, ngjyrë e bardhë. Dyshohet se njëri nga vëllezërit Mehmedaj qëlloi me breshëri në drejtim të automjetit luksoz, duke e lënë të vdekur në vend 46-vjeçarin. Ridvan Hyseni nuk mundi që të bëjë asnjë lëvizje në këtë atentat që i mori jetën.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI