Flash

Dalin shifrat e Covid/ 9 viktima dhe 348 raste të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 4 April 2021
Dalin shifrat e Covid/ 9 viktima dhe 348 raste të reja në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë njofton se në bilancin më të fundit të COVID-19 në Shqipëri janë regjistruar 9 viktima dhe 348 raste të reja.

Nga 3 mijë e 56 testime në total, 91 raste janë në Tiranë, më pas ndjek Fieri me 36, Vlora me 26 e Shkodra me Librazhdin me nga 24.

Viktimat ishin 5 nga Tirana dhe nga 1 në Elbasan, Korçë, Durrësi e Shkodra. Ndërkohë në spitale aktualisht trajtohen 262 pacientë, nga të cilët 4 në intubim dhe 10 në terapi intensive.

NJOFTIMI NGA MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3056 testime, 669 të shëruar, 348 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 Prill 2021)

Raste të reja ditore 348

Të shëruar në 24 orë 669

Të shtruar në spitale 262

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3056

Testime totale 570,627

Raste pozitive 126,531

Raste të shëruara 93,842

Raste Aktive 30,424

Humbje jete 2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21350

Fier 2573

Durrës 1249

Gjirokastër 1252

Shkodër 1130

Vlorë 846

Korçë 795

Kukës 362

Dibër 330

Elbasan 325

Lezhë 175

Berat 37

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI